Nënë e bijë duket se kanë pasur një motiv të fortë që u ka prekur interesin të dyjave pasi i janë futur në dru burrit të shtëpisë.
Gruaja ka rrahur burrin dhe vjehrra ka rrahur dhëndrin.
Sipas burimeve të Policisë, në Komisariat ka bërë denoncim i dhunuari.
Njoftimi i Policisë
Më datë 12. 11. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K. T., dhe H. S., vjeç 45 e 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë bashkëshortja dhe vjehrra, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit G. T., vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.











