Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të larguar 10 ditë nga Kuvendi, deputetin Pjerin Ndreu, ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, Salianji kritikon ashpër vendimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke e cilësuar atë si një akt komunist. “Ruçi ka marrë vendim komunist. Nuk është aq i virgjër sa hiqet gjatë seancave. Sa për mua, nuk më tremb asnjë lloj dordoleci. Nuk është personale, por nuk mund ta toleroj atë fjalor në komisione”, shprehet Salianji.












