Është kthyer në një fenomen i përditshëm mjegulla në zonën e veriut. Ajo mbulon fushëpamjen në orët e para të mëngjesit por edhe në mbrëmje. Për këtë arsye, në këto pjesë të ditës qarkullimi rrugor është i vështirë dhe mjetet detyrohen të lëvizin me shpejtësi tepër të ulët.
Vendosja e patrullave të policisë në këtë segment nuk sjell ndonjë lehtësi në lëvizje.
Probleme ka edhe në Rrugën e Kombit. Gati çdo ditë, orëve të para të mëngjesit, ka trafik të rënduar, por nuk kanë munguar dhe aksidentet rrugore.












