Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kryeministrisë ku urbani i “Tiranës së Re” ka përplasur gjyshen me nipin e saj.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.
Të lënduarit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.











