Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip furgon me targa SH 2947 E,me drejtues A. P., 24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volkswagen” me targa SH 2295 E me drejtues S. H., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.











