Lidhur me atentatin e ditës së djeshme ndaj një shtetasi shqiptar në Ekuador janë publikuar detaje të reja. Sipas informacioneve të bëra publike shqiptari që ka mbetur i plagosur rëndë, rezulton të jetë Remzi Azemi nga Kosova. Ai ka marrë tre plumba, ndërsa ishte duke udhëtuar me një automjet të blinduar dhe autori e ndiqte me motor. Ka qenë një pakujdesi e vajzës ajo qe i ka dhënë mundësi atentatorit të hapë zjarr. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje











