Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë. Siç duket edhe në fotot e publikuara nga Opinion.al, një autobot ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se burri ishte rreth 60 vjeç dhe me vete kishte mjete pune. Sipas policisë i aksidentuari ka ndërruar jetë.












