Drejtori i ri i aviacionit publik është Krislen Keri i cili ka pasë detyra të rëndësishme edhe më parë në ministrinë e Transporteve.
Emri i tij u lakua sot pas publikimit të një mesazhi nga ish-kryeministri Berisha në të cilin thuhej se ministri i transporteve Gjiknuri kishte marrë një shumë të majme parash për emërimin e tij. Sipas mesazhit i cili mbetet të konfirmohet janë paguar 100 mijë dollarë.

Keri më parë ka qenë drejtor projektesh në ministrinë e Transporteve ndërkohë që ka nisur karrierëne tij në Aviacionin civil si specialist.
Gara për zgjedhjen e drejtorit është bërë bazuar mbi një sistem pikësh. Keri është renditur i pari.
Parimi it ij të ciline ka publikuar në Facebook është se: “Une besoj se edhe nga kaosi mund te krijohet nje sistem, t’a quajme ‘kaos sistematik’












