• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ “Sekretet e Luftës”, një ngjarje të rëndësishme shkencore

droni by droni
8 November, 2017
in Kronika, Kryesore, Kulture, Politika
0
VIDEO/ “Sekretet e Luftës”, një ngjarje të rëndësishme shkencore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Romeo Gurakuqi
Romeo Gurakuqi

Përmbledhja dokumentare, “Sekretet e Luftës, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike”, e studiuesit Erald Kapri, është një botim shumë i rëndësishëm, që do të ndihmojë në kuptimin dhe saktësimin e ngjarjeve historike të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe viteve menjëherë pas saj. Erald Kapri është nder njohësit me te mire te Historisë se periudhës nga pranvera 1943 deri ne instalimin e plote te diktaturës komuniste. Kaprin gjithashtu e vlerësoj si njeri, si një studiues serioz dhe bashkëpunues, te hapur për debat shkencor dhe te karakterizuar nga një mirësi e spikatur për kohen tone.
Botimi i këtij dokumentacioni, përbën një ngjarje të rëndësishme shkencore, që në këndvështrimin tim, do të ushtrojë, me kalimin e kohës, një funksion përmbysës të tërësisë përmbajtjesore të te gjithë historisë zyrtare, që ka ushqyer mendjet e këtij vendi për një periudhë të gjatë. Ky botim do të ushtrojë një funksion nxitës në hulumtimin më të kujdesshëm edhe të sistemit të vjetër burimor të brendshëm të arkivave shqiptare, deri vonë të mbyllura për publikun dhe për shumicën e studiuesve. Kjo sepse numri i fakteve të reja që sillen në këtë botim dhe në tërësinë e dokumentacionit britanik, është i atillë sa imponon hapjen e një kërkimi edhe më të thellë mbi dokumentacionin e arkivave shqiptare, për të realizuar një vlerësim të gjithanshëm të ngjarjeve të kësaj periudhe.
Kemi të bëjmë me një përmbledhje dokumentare të ndërtuar në rendin tematik, me një radhë kronologjike, konceptuar enkas në funksion të një njohje të re të fatit historik të Shqipërisë së Luftës së Dytë Botërore dhe periudhës pas saj, kur diskutohej impostimi strategjik, vendosej diktatura e partizanëve komunistë mbi shoqërinë shqiptare dhe përcaktohej fati jugosllav i “Tokave të Lirueme”.
Nuk e zmadhoj aspak nëse them, se tërësia e dokumenteve të zgjedhura, jo rastësisht, me një mendim të qartë, ardhur për shkak të njohjes, leximit dhe studimit të tyre për një kohë të gjatë, përbën një burim parësor historik për të qartësuar momentet më të debatuara, posaçërisht në kohën e fundit, të historisë së Shqipërisë në luftën e fundit dhe periudhën e ligjësimit formal të diktaturës sovjetike. Janë kryesisht dokumente të Shërbimit Britanik të Ndërlidhjes (SOE), por edhe dokumente të Kryeministrit britanik Churchill, të Ministrisë së Punëve të Jashtme (FO) dhe të Ministrisë së Luftës (WO). Dokumentacioni të lejon të kuptosh, rrethanat ndërkombëtare të Shqipërisë dhe “Tokave të Lirueme”, në luftë dhe pas saj, qëndrimin e faktorëve politik dhe institucionalë brenda Mbretërisë së Bashkuar (dallimet e qëndrimeve në mes FO dhe WO) ndaj Shqipërisë, forcave politike brenda këtij vendi dhe jashtë saj. Ky dokumentacion të lejon të kuptosh pse dështuan britanikët në mbajtjen e Shqipërisë në hapësirën politike dhe institucionale perëndimore: ata në fakt nuk qenë në gjendje të analizojnë zgjedhjen e tyre dhe diferencën në mes interesit të ndërhyrjes angleze në Shqipëri (që nuk erdhi kurrë) për ta mbajtur këtë vend brenda hapësirës së lirë perëndimore dhe qasjes ushtarake që synonte veç dëmtimin e linjave të komunikimit dhe mbajtjen e sa më shumë forcave armike në Shqipëri.
“Politika jonë dështoi sepse ne nuk iu drejtuam qartë popullsisë së Shqipërisë”, do të shprehen në fund analizuesit britanikë të sjelljeve strategjike të shtetit të tyre në luftë.
Kjo sentencë, në këndvështrimin e interesave të brendshme shqiptare, do të thotë, se sikur Mbretëria e Bashkuar do të kishte vendosur më shumë në balancë interesat e brendshme të Shqipërisë tradicionale, restaurimit të rendit kushtetues të dhunuar nga pushtimi, e ardhmja e Shqipërisë do të kishte qenë e ndryshme, impostimi ndërkombëtar i Shqipërisë do kishte qenë në një bllok krejtësisht të ndryshëm nga ai që fati historik ua solli përdhunshëm për gati 50 vite.
Dokumentacioni përveç planit të jashtëm ndriçon me një drite dhe informacion krejtësisht të ri, të panjohur dhe të papranuar nga historiografia zyrtare shqiptare, marrëdhëniet e vërteta në mes forcave politike shqiptare: të LNÇ me Ballin Kombëtar, me Legalitetin dhe me Nacionalistët e tjerë (Vëllezërit Kryeziu, Muharrem Bajraktarin, Parësinë e Dibres, etj.; përmes këtyre dokumenteve, ne do të njohim, me saktësi kronologjike deri kur këto forca ishin bashkë dhe kur u ndanë, shkaqet e ndarjes, ndikimin e faktorit komunist jugosllav në përçarjen e frontit të brendshëm nacional shqiptar, luftën e ftohte civile, përpjekjen për marrëveshje, shkaqet e prishjes së Akordit të Mukjes dhe luftën e mirëfilltë civile në vend , që bashkëshoqëroi luftën për çlirim dhe për pushtet. Dokumentacioni është posaçërisht i rëndësishëm për periudhën 1943, 1944 dhe 1945 dhe të ndihmon të kuptosh edhe situatën politike në Tiranën zyrtare, posaçërisht me qeveritë nën gjermanët. Lexuesit dhe studiuesit do arrijnë të kuptojnë dhe ndajnë qartë, pozicionimet kolaboracioniste, akomoduese dhe përpjekjet për të nxjerrë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, me sa më pak dëme nga një luftë që nuk ishte e tyre, nga qeveritë e Regjencës. Pse jo, do të shihen gradualisht edhe dekadenca e parimeve fillestare të ngritjes së Regjencës, ashtu sikurse do të kuptojmë se diktatori Hoxha nuk ka qenë një figurë aq konsekuente, sikurse i është paraqitur ai vetë publikut.
Një vëmendje të posaçme autori i ka kushtuar ngjizjes së pushtetit komunist në Shqipëri, nga krijimi i PKSH, intrigat e brendshme për pushtetet, kapjes së kontrollit të qyteteve në fund të luftës dhe masakrat që partizanët bënë ndaj popullit, pa dallim. Posaçërisht kuptimplotë është terrori i komunistëve në Shqipërinë e Veriut, kundër të gjithë kundërshtarëve realë dhe hipotetikë, pa shquar nëse kishin qenë aleatë në luftë, ose jo.
Kapituj të tërë të përzgjedhur me kujdes sqarojnë edhe gjithë procesin në dukje të heshtur dhe normal, të riintegrimit të Kosovës dhe Tokave të tjera të Lirueme, nën Serbi dhe Jugosllavi dhe marrëdhëniet e brishta në mes Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe faktorëve politikë të Greqisë së përfshirë në Luftën Civile të tyre.
Me shumë kujdes autori ka përzgjedhur një numër dokumentesh mbi momentet e Shqipërisë së pas Luftës, që kanë të bëjnë, jo vetëm më raportet me shtetet e lartëpërmendura fqinje, por edhe me përpjekjet e paarrira për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, sipërmarrje që asnjëherë nuk patën sukses, përderisa ishin jo pjesë e strategjisë dhe vendosmërisë së perëndimit në këtë vend të lënë në mëshirën e fatit të goditjes së çekanit komunist.
Burimet dokumentare britanike që i sillen publikut dhe studiuesve në Shqipëri, përmbyllin një periudhën e turbullt, jo sistematike të studimeve të tranzicionit, nga historiografia komuniste drejt një historiografie serioze të bashkëkohësisë, ne një vend që priret të ndryshojë njimendësisht edhe në pikëpamje të njohjes së të kaluarës, jashtë instrumentalizmit politik.

https://www.facebook.com/erald.kapri/videos/10213102312686098/

Tags: erald kaprilibriSekretet e luftes
Previous Post

PROMOVIMI/ Erald Kapri nxjerr “Sekretet e Luftës”

Next Post

FOTO/ Kryetari Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj i dorëzon dorëheqjen Presidentit Ilir Meta

droni

droni

Next Post
FOTO/ Kryetari Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj i dorëzon dorëheqjen Presidentit Ilir Meta

FOTO/ Kryetari Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj i dorëzon dorëheqjen Presidentit Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.