Qyteti i Librazhdit është tronditur mesditën e sotme nga një ngjarje tepër e rëndë. Një 18 vjeçar është vetëhedhur nga ura e Bushtricës, ku kalon treni dhe ka gjetur vdekjen menjëherë. Djali është nxënës i vitit të tretë në shkollën e Mesme në fshatin Qukës. Ai është hedhur nga ura pasi ka mbaruar mësimin. Nëna e tij i kishte pohuar mësueses se djali nuk ndihej mirë dhe I kishte kërkuar që ta kishte kujdes. Prindërit kanë bërë me dije se djali prej ditësh ishte mbyllur në vetvete.











