Me gjithë ngjarjet e vrullshme, që kanë ndohur së fundmi dhe që kanë pasuruar çështjen Tahiri, Prokuoria e Krimeve të Rënda po vazhdon hetimet për të bërë të mundur gjetjen e Florian Habilajt, të njohur si “Lolo” prej përgjimeve të klanit të drogës. Prokurorët kanë sekuestruar së fundmi librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017 të ish-ministrit të Brendshëm, për të rishikuar në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë. Italianët e kanë përgjuar “Lolo-n” në një bisedë me Moisi Habilaj, duke thënë se ishte në Tiranë për të takuar shefin e madh. Gjithashtu në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar të gjithave kompanive celulare, që të dorëzojnë sa më shpejtë pranë grupit hetimor komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.











