Komisioni i Integrimit është mbledhur mëngjesin e sotëm për të diskutuar buxhetin e Ministrisë së Jashtme. Në komision ka shpërthyer debati i ashpër lidhur me grupet kriminale, për të cilët opozita thotë se janë të lidhur me qeverinë. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi duke ju drejtuar ministrit Ditmir Bushati i ka thënë se shteti ka rënë përballë krimit dhe për këtë arsye po zbarkojnë në vend agjentët nga SHBA, Britani dhe Gjermania. “Arsyeja pse erdhi FBI është se ju keni dështuar . 40% e grupeve kriminale janë të lidhur me ato jashtë vendit”, tha Bumçi.











