Policia greke ka shkatërruar një grup të strukturuar narkotikësh, të përbërë nga 8 shqiptarë dhe dy grekë. Të rinjtë, të moshave 16-26 vjeç merreshin me shitje droge nëpër shkolla. Ata janë arrestuar duke shpërndarë drogë pranë shkollave në Zografo, Kaisariani, Pagrati dhe Virona. Në tre muajt e fundit grupi kriminal ka qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe ka fituar 100 mijë euro.














