Një aksident me vdekje ka ndodhur në Sarandë, ku një burrë që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se trupi i viktimës ka qëndruar për më shumë se 1 orë në rrugë edhe pse ishte njoftuar policia dhe ambulanca. Në pamjet e siguruara nga Report TV duket momenti i mbërritjes së ambulancës në vendngjarje.











