Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke folur në studion e Syri.net ka treguar edhe një detaj të veçantë të zyrës ku para tij ka qenë Saimir Tahiri.
I pyetur nga gazetari Alen Xhelili në lidhje me ekzistencën e një dere sekrete në zyrën e ministrit, Demiraj nuk e ka mohuar këtë fakt.
“Jo nuk është një derë sekrete.
Të gjitha zyrat, ndërtesat e vjetra kanë një derë për raste emergjence që të nxjerr në korridore dhe tunelet që ndodhen poshtë ministrisë”, tha Demiraj.












