Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të martë në Korçë.
Burime paraprake të policisë thonë se i mituri D. D., është konfliktuar me një tjetër nxënës, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9-vjeçare, në të cilën ishin të dy nxënës.
Ai u dërgua në spital dhe pas marrjes së mjekimit është larguar për në shtëpi.
Autori i dyshuar është kapur dhe u shoqërua në Komisariat për veprimet e mëtejshme.











