Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ka qenë e tensionuar, për shkak të debatit dhe replikave midis palëve. Kreu socialist i Komisionit, Ulsi Manja kërkoi hedhjen në votë të ligjit për ndihmën juridike, por PD u largua, siç kishte paralajmëruar edhe kryeopozitari Basha, në kuadër të ashpërsimit të qëndrimin ndaj qeverisë që mbron krimin. “Çojani këtë ligj Habilajve për konsultim”, tha Deputeti Oerd Bylykbashi në momentin e largimit të anëtarëve të PD-së. Anëtarët e LSI nuk ishin të pranishëm në komision.











