Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Institutin Bujqësor të Kamzës ka zhvilluar sot një ceremoni me rastin e 65 vjetorit të krijimit, ku ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i Shteti ka mbajtur një fjalim, ku theksoi se bujqësia dhe turizmi janë sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.
“Ekonomia shqiptare ndodhet para sfidës së madhe të integrimit. Sfidat tuaja mbeten të hapura për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të punës. Shembulli i prodhimit të vezëve në vend, duhet të shtrihet edhe në sektorët e tjerë, por për këtë nuk mjafton vetëm rritja e prodhimit por plotësimi i standarteve sidomos i sigurisë shqiptare. Këto nuk mund të arrihen pa një brez të mirëedukuar që ka këtë qëndër unikale, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Dua të falenderoj studentët për këtë zgjedhje të mençur dhe ftoj të rinjtë të zgjedhin këto shkenca”, tha Meta.











