Një vajzë e mitur në Shkodër ka denoncuar kushëririn e saj të parë se ka kryer veprime të turpshme me të.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se i arrestuari është një 21-vjeçar, i cili ka ngacmuar vajzën e dajës.
Mësohet se e mitura në shoqërinë edhe të prindërve ka deklaruar në polici se kushëriri e prekte në vende intime.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës
Më datë 04. 11. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M. D., vjeç 21, banues në Shkodër, pasi dyshohet se para dy muajsh, ka kryer veprime të turpshme me vajzën e dajës, 12 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka bërë kallëzim. Neni 108 i Kodit Penal.











