Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në mënyrë të ripërsëritur ka theksuar sonte se “vrasja” e Tom Doshit, ishte një skenar i Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, për ta akuzuar Ilir Metën.
E ftuar në emisionin “Debati” të Roland Qafokut në Channel, Kryemadhi tha se ky skenar u sajua nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri, për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.
“Skenarin për vrasjen e Tom Doshit, e sajoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri për ta akuzuar Ilir Metën”, tha Kryemadhi.












