• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE & FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrimi i rrjetit të falsifikatorëve, në pikëpyetje fati i shqiptarëve në Britani

droni by droni
6 November, 2017
in Kronika, Rajoni
0
DETAJE & FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrimi i rrjetit të falsifikatorëve, në pikëpyetje fati i shqiptarëve në Britani

Foto Ilustruese

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra shtetas shqiptarë që janë vendosur në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara, rrezikojnë të penalizohen pas shkatërrimit të një rrjeti trafikantësh me seli në Greqi.
Policia greke ka dhënë të hënën detaje për veprimtarinë e rrjetit që trafikonte kryesisht shtetas shqiptarë, kundrejt pagesash që varionin nga 2.250 deri në 4.500 euro.
Policia ka zbuluar katër laboratorë ku përgatiteshin pasaporta të falsifikuara të shteteve të Bashkimit Europian. Të gjithë laboratorët ishin në zonën e kryeqytetit dhe konkretisht në Neo Kozmos, Platia Koliacu, Pagrati dhe Kato Patisia.
Në të njëjtën kohë, janë arrestuar 20 pjesëtarë të rrjetit, 13 shqiptarë, 4 prej të cilëve kanë edhe nënshtetësinë greke, 3 sirianë, një grek, një irakian, një iranian dhe një bangladeshas.
Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shqiptarë të tjerë dhe një grek.
Në konferencën për shtyp të shefit të sigurimit publik të Athinës, gjeneral lejtnant Christos Papazafeiris, ishte i pranishëm dhe eksperti i Europolit, shërbim që pati një implikim të madh në gjithë këtë operacion.
Sipas policisë ishte një rrjet mjaft i sofistikuar që vepronte nën masa drakoniane sigurie për mos t’u zbuluar.
“Klientët” kalonin në ‘face control’ dhe intervistë nga vetë drejtuesit e rrjetit, ndërkohë që në fotografitë për pasaportat e falsifikuara ata paraqiteshin të veshur e të mbajtur mjaft mirë me qëllim që mos të zgjonin asnjë dyshim kur kalonin nëpër aeroportet e Europës.
Ata niseshin nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës apo aeroporte të tjera greke dhe pasi kalonin transit nga shtete si Italia, Spanja, Suedi dhe Irlanda, mbërrinin në Britaninë e Madhe.
Shefi i sigurimit grek tha se janë verifikuar itineraret e shumë prej klientëve të rrjetit dhe janë vënë në dijeni organet homologe në shtetet europiane.
Rrjeti nuk përgatiste vetëm pasaporta, por edhe një mori dokumentesh të tjera false. Që nga leje drejtimi automjeti të shteteve të ndryshme e deri në kartat e sigurimit shëndetësor.
Një pasaportë false shitej kundrejt 400-500 eurove, një kartë identiteti 150-200 euro, një leje e drejtimit të mjetit 150 euro, ndërsa certifikata dhe vërtetime të ndryshme 30 deri 50 euro.
Rrjeti prenotonte e blinte edhe biletat, duke i ofruar të interesuarit një çmim paketë prej 2.250 eurosh. Në rast se tentativa dështonte dhe i interesuari dëshironte të tentonte sërish, atëherë duhej të paguante dhe 2.250 euro të tjera.
Në kuadër të operacionit, policia ka kryer kontrolle në 23 banesa dhe dyqane.
Përveç katër laboratorëve janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra vula të shërbimeve të ndryshme publike të Greqisë dhe shteteve të tjera; një mori pasaportash dhe letërnjoftimesh, greke dhe të huaja, leje drejtimi të mjetit, karta bankare greke, një armë zjarri, një automjet dhe tre motoçikleta një shumë parash cash prej 54.815 euro; qindra fletë pagese dhe fletë prenotimi biletash avioni. OraNews

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Tags: emigranterrjetshqiptareTrafikante
Previous Post

FOTO LAJM/ Gjirokastër, derrat dhe qentë, “luftë” për “zona influence” në spital

Next Post

Dosja e Orest Sotës drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Saimir Tahirit?!

droni

droni

Next Post
Dosja e Orest Sotës drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Saimir Tahirit?!

Dosja e Orest Sotës drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Saimir Tahirit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.