• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANLIZA/ “Pse patentat për skafe të Tahirit dhe 830 mije eurot nuk kalohen dot me ‘qirje’ dhe ‘palikari’ nga Rama”

droni by droni
6 November, 2017
in Opinion
0
AGRON GJEKMARKAJ/Ardian Vehbiu si kurbetçiu i akçihaneve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga AGRON GJEKMARKAJ
Deri me tani mbase do të dukej e tepert tek nuk mban më ta krahasonim Edi Ramen me Sizifin se fort i komplikuar dhe i mbushur me urti është ai qerrata mit antik! Kryeministri ynë ku e ku më i thjeshtë shfaqet paçka se keso kohe të trazuar i bashkojnë mundimet që mund të rrefehen veç naten e fundit. Të dy shtyjnë perpjetë një gur të rëndë qamet. Të parit ja ngarkoi Zeusi plot zemerate, punë perendishë, kurse të dytit nga halli i perbashket, pune jo të pastra njerëzish, ish- inistri i tij i Brendshëm, “më i suksesshmi” i Qeverisë! Sapo, Kryeqyteti i lodhur festimesh për shendin e socialisteve fitilat e të cilit u ndezen me 25 Qershor po qetohej dhe opozita e ngratë po fshinte lotet e nxehtë të vajit për humbjen e madhe plasi në mes të Bulevardit skandali ‘Tahiri’ me befasi e rropamë njeheresh. Kushedi sa pezem e dalldi ka shkaktuar tek i pari i ekzekutivit. Enigmë mbeten permasat e frikes dhe panikut që i kanë hazdisur midenë! Zukama e rremujës së mendimeve dhe veprimeve na cimbis ende timpanin e veshit. Deklaratat e turbullta plot metafora qaramane që pergenjeshtonin njera-tjetrën dhe veprime plot ngut kontradiktore gjithashtu s’na kanë dalë ende nga tepeleku. “Timonieri” në këtë shtrëngatë e ka të qartë se ka marrë një goditje të rëndë kic e në bash, në imazh po e po, por jo vetëm. Akuzat për perfshirje në trafik të pushtetit zënë vend nderi në dosjet italiane e më gjerë. Përdorimi i parave të pista në fushatën elektorale gjithashtu. Pas luhatjesh e hesapesh që të prishin atë të bekuar gjumë Edi Rama vendosi ta marrë koston dhe të mbrojë bashkëpunëtorin e vet kryesor të ketyre katër viteve. Pasi e kreu aktin me forcën e kartonave në Parlament, ai tentoi ta fuse këtë ngjarje në hulline tradicionale që kanë hyrë edhe të tjera ndodhi të rënda këto 27 vite pluralizëm duke ju turrur sistemit të drejtesisë siç gjithmonë ka ndodhur. Shpresa se do ta zhurmojë me improvizime derisa interesi të bjerë dhe opinioni të lodhet duke e pertypur si një lajm të stërpërsëritur i regetiu befas në shqisa. Keshtu u rikthye artificialisht në vemendjë Himara me rezistencen e banoreve të cilet kerkonin më parë tu njihej certifikata e pronësisë dhe më pas të bëheshin shpronësimet dhe prishja e shtepive. Uzdaja e Rames ishte që derivatet e kesaj perpjekje të çonin drejt një tensionimi të ri të marrëdhënieve me Greqinë dhe vetë ai të luante karten e patriotizmit dhe nacionalizmit si burri që i dha munxet Greqisë. Në këtë kontekst qerasi me një udhetim të gjatë deri në Kakavijë ministrat e Jashtem dhe të kultures, ku mijera emigrantë ishin bllokuar per disa orë nga pala greke e doganes. U drobiten, rruge e gjatë por, Greqia kesaj rradhe u duk më indiferente për të dhuruar sadisfaksione kesodore. Ndërsa i shkon në mendje që të urdhërojë Erjon Braçen që të mbrojë nga persekutimi karrotat e Divjakës dhe t’i hajë live ato, ndërsa Niko Peleshin ta degëdisë për të mjelë lopët në Myzeqe e Pandeli Majkon për t’i rënë lahutës në Morinë, si bard i hershëm i çështjes kombëtare, por si zor të kenë më efekt sic ka një prezervativ i grisur në disa vende. Diten e enjte në parlament Kryeministri sillej e peshtillej për ta yshtyr llafin politik tek perplasjet e verteta dhe të rreme me Greqinë. Thirri në ndihme edhe fjalet helene “palikari” dhe “qirje” që në shqip perkthehen në trim dhe zoteri por që tingellima e tyre është asosacion me një organ dhe një akt seksual. Shqiptarët në semantiken e tyre të komunikimt të përditshem nuk u japin status perdorimi publik. Rruga e mundimshme e skandalit Tahiri po e fut në të tilla shtigje Ramën, ku gojështhurja nga halli është një formë e mundimeve disaditore që e kanë zaptuar. Por gënjeshtrat nuk komandohen në menyrë logjike si e verteta. “Gurin” e tyre s’ke ku e kap që ta shtysh. Ai të iken dore dhe të bie ngjitë me kerpudhen e Kryeministrisë. Gjetja e dy patentave për vozitje skafesh të ish ministrit të Brendshem (megjithëse ky i fundit sa herë është akuzuar kryesisht nga Sali Berisha për pasjen në pronësi të një jahti, Tahiri e ka mohuar atë) në makinën e biznesmenit 25 vjeçar që u ndalua para dy ditesh si dhe shuma prej 830 mije euro shto këtu pohimet e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për daljet jashtë shtetit të Saimir Tahirit me këtë person e rikthejnë edhe një herë me forcë skandalin Tahiri në qender të debatit politik e mediatik. Kryeministri do ta ketë mjaft të zorshme ta eklipsoje me pseudo ngjarje megjithëse nuk do të reshtë se provuari. Degradimi i këtij skandali po degradon qeverisjen e Edi Rames qysh në muajin e dytë të të dytit mandat duke bërë të prekshme karakteristikat e tij për cdo qytetar të ketij vendi i cili me gjasë i ka fikur dritat e reagimit dhe besimit se dikush mund ta nxjerrë nga një batak i tillë.

Tags: 800 mijë euroagron gjekmarkajpalikariRamaTahiri
Previous Post

INTEGRIMI NË BE/ Vlahutin: Qeveria të përmbushë kriteret

Next Post

DOSJA HABILAJ/ Financieri i klanit të drogës kërkon ekstradimin në Itali

droni

droni

Next Post
DOSJA HABILAJ/ Financieri i klanit të drogës kërkon ekstradimin në Itali

DOSJA HABILAJ/ Financieri i klanit të drogës kërkon ekstradimin në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.