Ndërsa votimet për zgjedhjet rajonale janë mbyllur, në Sicili pritet të rikthehet fort partia e Berlusconit duke kaluar në vend të tretë partinë e socialistit Renzi.
Exit-pollet e para që janë kryer nga instituti Piepoli-Noto, nxjerrin fitues kandidatin e së Djathtës së Bashkuar që drejtohet nga Silvio Berluconi.
Kandidati i Qendrës së Djathtë, Nello Musumeci është në vendin e parë me 35-39 për qind.
Ai ndiqet nga kandidati i ‘5 stelle’ Giancarlo Cancelleri me 33-37 për qind.
Ndërsa kandidati i PD-së italiane të drejtuar nga Mateo Renzzi është në vendin e tretë. Fabrizio Micari ka 16-20 për qind.












