Në pikën doganore të Kapshticës po përsëritet situata e djeshme, ku sipas autoriteteve ishte një defekt kompjuterik që krijoi pengesë për kalimin e shtetasve shqiptarë. Mësohet se pala greke është duke punuar vetëm me regjistra në dalje. Fqinji jugor për momentin në Kapshticë lejon vetëm hyrjen e personave që posdedojnë dokumenta greke. Është ende e paqartë se kur do të normalizohet situata, që edhe dje nuk ishte aspak e qetë. Kujtojmë se qindra qytetarë shqiptarë u bllokuan për orë të tëra në tre pika kufitare, Kakavijë, Kapshticë dhe Qafë Botë.











