Një person qelloi me arme zjarri sonte ne nje lagje te Fierit dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa ren en dore te policise apo identifikuar nga deshmitare.
Mësohet se rreth orës 18:45, të ditës së sotme në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut” një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së një lokali dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.