Defekti teknik në sistemin kompjuterik të palës greke në pikat kufitare me Shqipërinë, që nisën mbrëmjen e djeshme, duket se ka marrë zgjidhje. Për qindra qytetarë, të cilët u detyruan të prisnin për orë të tëra ka marrë fund kalvari i pritjeve. Mësohet se tashmë ka nisur lëvizja e lirë e automjeteve në drejtim të fqinjit tonë jugor.












