Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Një grua ka mbërritur në spitalin e qytetit me djegie të rënda. Mjekët e kanë nisur të dëmtuarën menjëherë në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar. Dyshohet se ka qenë bashkëshorti ai që i ka vendosur flakën gruas në fshatin Tresh të Lezhës.












