Në pikën kufitare të Kakavijës janë krijuar rradhë të gjatë udhëtarësh. Shumë shqiptarë janë prej orëve të para të mëngjesit në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa bllokimi vjen si pasojë e një një problemi në sistemin e kompjuterëve në palën greke. Qytetarët shqiptarë nga vendngjarja bëjnë me dije se në pritje janë rreth 13 autobusë. Doganierët grekë lejojnë vetëm kalimin e personave me dokumente greke dhe personave që janë brenda zonës Schengen.












