Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar, Orest Sota, i cili u ndalua nga policia pasi fillimisht i bëri rezistencë postobllokut të unfiormave blu. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm urdhrin e ndalimit të Prokurorisë. Mbi biznesmenin rëndojnë tre akuza: drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave. Sotës në automjet iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.











