Poeti Agron Tufa ka përshkruar përmes një poezie të shkurtër Tiranën e Erion Velisë duke na kujtuar qytetin që ende nuk po bëhet qytet.
Në një intervistë me gazetaren Arlinda Guma, kjo e fundit i kërkon poetit dhe shkrimtarit të sjellë një përshkrim me poezi për Tiranën.
Pyetje: Më jepni një detaj prej Tiranës të cilin mund ta shndërroni në një poezi. Mund ta shkruani tani atë poezi?
Agron Tufa: Ah, sikur të kishte… Por, ka në fakt, ka… Veçse nuk është faji im, nëse natyra e vargjeve të tilla do të dilte ala-Bodler. Ja një strofë:
… Dhe Lanë e llurbët çan përmes
Qytetin kredhur – kutërbim;
Mjafton ky qiell, ky mëngjes,
T’ju shkurajojë gjer në amshim.















