• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Letra tronditëse e Spartak Ngjelës: Po na vrasin në Durrës

droni by droni
2 November, 2017
in Kronika, Kryesore
0
Analiza e Ngjelës: Maqedonia do shpërbëhet, Meta në Kinë për t’i shpëtuar ndëshkimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak  Ngjela i ka shkruajtur presidentit Meta dhe kryeprokurorit Llalla në lidhje me një cështje që ka në hetim ndërkohë që ka alarmuar rrteh mundësisë së një atentati ndaj tij dhe njeërzve të zyrës së tij avokatore.

Zyra e Avokatit të njohur përfaqëson në gjyq Vjollca Arapin, burri i së cilës u vra në prill të këtij viti nga tre persona për shkak të pagesës së një qiraje. Kujtim Ekonomi, Kostandin Ekonomi dhe Jurgen Kurti rrahën për vdekje 58-vjeçarin Agim Arapi. Ndërkohë që akuza për vrasje është ndryshuar nga prokurori i çështjes gjate procesit.

Avokat Ngjela shprehet se Prokurori i çështjes po ndihmon autorët e dyshuar të vrasjes. Për “Koha Jonë” avokati i njohur denoncon publikisht dhe kërcënimet që ka marrë zyra e tij ligjore nga autorët e dyshuar. Ngjela thotë se detyrohet të publikojë dokumentin për kreun e shtetit dhe kryeprokurorin, për shkak se “ndaj zyrës sonë ka kërcënime dhe abuzime të mëtejshme në funksion të hetimit të kësaj çështjeje”.

LETRA për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla

Nga: Av. Spartak Ngjela

Objekti: Korrupsion pasiv, shpërdorim i detyrës zyrtare sepse ka manipuluar hetimin e vrasjes së shtetasit Agim Arapi konform nenit 319/ç dhe nenit 248 të Kodit Penal.

Zoti Prokuror!

1.Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Bledar Bejko, nga hetimi që i ka bërë zyra ime dhe nga praktika hetimore që kam parë në çështjen, Prokuroria vs. Kujtim Ekonomi, na rezulton se ky Prokuror dhe Policia Gjyqësore kuptohet qartë që janë bashkuar me vrasësin, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi në vrasjen e shtetasit Agim Arapi.

Çështja në substancë është kjo: Në datën 11.04.2017, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi kanë hyrë në dyqanin e viktimës, Agim Arapi dhe pa asnjë shkak konflikti, por vetëm të shtyrë nga një vrasës recidivist, i quajturi Jurgen Kurti, e kanë torturuar viktimën dhe ai ka vdekur, sepse ai ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në zemër. E kqyra me kujdes hetimin që i ka bërë Prokuroria juaj dhe na rezulton që në këtë çështje diskrititohet mbrojtja e individit nga shteti.

2.Në këto momente çështja është në gjyq, por siç e theksova më lart kjo mund të quhet një turp për drejtësinë shqiptare sepse: një vrasje në bashkëpunim, e cila duhej të gjykohej sipas nenit 79/b të K.P, sepse vrasësi Kujtim Ekonomi e ka ditur që viktima ka qënë i sëmurë nga zemra pasi e ka njoftuar bashkëshortja e tij në momentet kur Kujtimi me të vëllain po torturonin viktimën Agim Arapi. Veç kësaj që theksuam konstatojmë se vetëm për faktin që Prokurori, Bledar Bejko, kërkon të çlirojë të dy vrasësit nga akuza në bashkëpunim ka pushuar çështjen për Konstandin Ekonomin [ si prokurori më i lartë i këtij vendi kërkoj që kjo të konstatohet edhe nga ju dhe nga ekspertët e kabinetit tuaj].

Nga të dhënat që ka zyra ime, dhe pas studimit që i bëra vetë çështjes, e cila rezulton dhe kuptohet që është e gjitha e manipuluar profesionalisht; si mbrojtës ligjor i bashkëshortes së viktimës që është dëshmitare okulare e ngjarjes Zonjës Vjollca Arapi, kërkoj në këto momente që të dorëzoj denoncimin e saktë që qytetarja Vjollca Arapi bën kundër Prokurorit të Prokurorisë Durrësit, Bledar Bejko. Bashkëngjitur me këtë letër po iu dërgoj dhe dëshminë që do japë në gjyq Vjollca Arapi, e cila deri tani nuk është lejuar të bëjë deklarimin e saj, si dhe promemorien drejtuar Drejtorit të Prokurorisë Durrës, prokurorit Bledar Bejko dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe: diskun ku del e regjistruar e gjithë ngjarja. Shkoj me mendimin se kjo çështje do të mbahet parasysh me një korrektesë strikt-ligjore dhe do zgjidhet drejt nga ana juaj.

Av. Spartak Ngjela

1.PS. Ju vë në dijeni, Zoti Prokuror, se vrasësit flasin në të gjithë Durrësin që “nuk çajmë kokë se kemi paguar qimet e kokës”.

 

LETËR

Drejtuar: Presidentit të Republikës, Zotit Ilir Meta.

Nga: Av. Spartak Ngjela.

Zoti President!

Jam i detyruar t’iu drejtohem në këtë letër sepse, si avokat, nga hetimi që ka bërë zyra ime për një çështje penale në Durrës, rezulton se Prokuroria e Rrethit Durrës që e ka hetuar këtë çështje ka ndihmuar dy vrasës, dhe sipas të gjitha të dhënave, si pasojë e një korrupsioni material. Në lidhje me këtë çështje që do ta sqaroj më poshtë kërkoj ndërhyrjen tuaj si Kryetar i Këshillit Lartë të Drejtësisë që të ushtrohet një inspektim profesional edhe në Prokurorinë e Durrësit, por edhe në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës.

Është e turpshme për historinë e Drejtësisë së një vendi ku, ata që paguhen dhe respektohen si mbrojtës të jetës së shtetasve, të bashkohen me krimin.

Çështja në substancë është kjo: Në datën 11.04.2017, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi kanë hyrë në dyqanin e viktimës, Agim Arapi dhe pa asnjë shkak konflikti, por vetëm të shtyrë nga një vrasës recidivist i quajturi, Jurgen Kurti, e kanë torturuar viktimën dhe ai ka vdekur, sepse ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

E këqyra me kujdes hetimin që i ka bërë Prokuroria Durrësit dhe na rezulton që në këtë çështje diskretitohet mbrojtja e individit nga shteti.

Në këto momente çështja është në gjyq, por siç e theksova më lart kjo mund të quhet një turp për drejtësinë shqiptare sepse: është një vrasje në bashkëpunim, e cila duhej të gjykohej sipas nenit 79/b të K.P, sepse vrasësi Kujtim Ekonomi e ka ditur që viktima ka qenë i sëmurë nga zemra pasi e ka njoftuar bashkëshortja e tij në momentet kur Kujtimi me të vëllain po torturonin viktimën Agim Arapi.

Veç kësaj që theksuam, konstatojmë se vetëm për faktin që Prokuroria e Durrësit, kërkon të çlirojë të dy vrasësit nga akuza në bashkëpunim, ka pushuar çështjen për Konstandin Ekonomin.

Nga të dhënat që ka zyra ime, dhe pas studimit që i bëra vetë çështjes, e cila rezulton dhe kuptohet që është e gjitha e manipuluar profesionalisht; si mbrojtës ligjor i bashkëshortes së viktimës që është dëshmitare okulare e ngjarjes, zonjës Vjollca Arapi, po e drejtoj këtë letër kundrejt Kryetarit të Këshillit Lartë të Drejtësisë me mendimin se menjëherë do të fillojë inspektimi profesional dhe real i kësaj çështjeje. Shkoj me bindjen se kjo çështje do të mbahet parasysh me një korrektesë strikt-ligjore dhe do zgjidhet drejt nga ana Juaj.

Av. Spartak Ngjela

PS: Ju vë në dijeni se në lidhje me këtë çështje, e dëmtuara Vjollca Arapi, që është bashkëshortja e të vrarit Agim Arapi, ka denoncuar prokurorin përgjegjës në hetimin e vrasjes përpara Prokurorit të Përgjithshem; kurse unë personalisht i kam dërguar promemorie edhe Gjykatës së Shkallës Parë Durrës që po gjykon këtë çështje edhe Drejtuesit të Prokurorisë Durrës, të cilën po ia bashkangjis kësaj letre.

Tags: DurresLlallametangjelavjollca arapi
Previous Post

AGRON GJEKMARKAJ/ Akademisë me dashuri! I Juaji Edi Rama

Next Post

Në Itali gjykata lë në burg Moisi Habilajn, në Shqipëri kushëririn e tij e lënë deputet në Kuvend

droni

droni

Next Post
DETAJE/ Tahiri takim me Habilajt në ministrinë e Brendshme?! – Prokuroria sekuestron librin e hyrje-daljeve

Në Itali gjykata lë në burg Moisi Habilajn, në Shqipëri kushëririn e tij e lënë deputet në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.