Një gabim i pafalshëm i mbrojtjes ndëshkon Skënderbeun, për herë të dytë sonte, në ndeshjen e futbollit, përballë Partizanit të Beogradit.
Në minutën e 66-të pas një gabimi në mbrojtjen korçare, Partizani i Beogradit shënon dhe golin e dytë. Është Tawamba i cili ndëshkon Skënderbeun dhe 2-0 për ekipin serb.
Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu po luajnë mes tyre ndeshjen e katërt të Grupit B të Europa League.












