• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Dorëheqja e kreut të SHISH, Bujar Nishani: Si e njoh unë Visho Ajazi Likën, ja provat që ai u shantazhua

droni by droni
31 October, 2017
in Kryesore, Politika
0
INTERVISTA/ Dorëheqja e kreut të SHISH, Bujar Nishani: Si e njoh unë Visho Ajazi Likën, ja provat që ai u shantazhua
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka mbetur i befasuar dhe i keqardhur nga dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, duke mos mohuar që presioni politik ta ketë shtyrë atë.
Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, flet për marrëdhënien institucionale që kishte me Visho Ajazin, njeriun, të cilin në vitin 2012, me propozim të ish-kryeministrit Berisha, e dekretoi në krye të SHISH.
Sipas Nishanit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kreu i SHISH është përballur me presion të fortë, deri në shantazh politik nga mazhoranca. Por ish-Presidenti pohon se, pavarësisht këtyre presioneve, ka parë një punë profesionale, të guximshme dhe patriote nga Shërbimi Inteligjent, kryesisht në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.
Bujar Nishani i sugjeron Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që t’i përmbahet vetëm Kushtetutës së Republikës për të vendosur për emrin e ri të SHISH. Ish-kreu i shtetit kërkon që të zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e nëntorit 2016, kur ai mbante detyrën e Presidentit.
Sipas Nishanit, në atë mbledhje ka disa diskutime ku reflektohet niveli i përgjegjësisë, seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së detyrës nga anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Shqipëri.

Z. Ish-President, kreu i SHISH, Visho Ajazi, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e tij. Ju e keni dekretuar në atë detyrë me propozim të ish-kryeministrit Berisha dhe përgjatë gjithë detyrës suaj keni bashkëpunuar me të. Cilat mendoni se kanë qenë arsyet e kësaj dorëheqjeje?
Nuk kam asnjë informacion se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika. Mund t’ju them se kam mbetur i befasuar dhe shumë i keqardhur nga kjo situatë e krijuar në njërin prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe shumë specifike, për më tepër, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet, qoftë me terrorizmin, qoftë me krimin e organizuar. Kam pasur dhe ruaj një eksperiencë të shkëlqyer nga bashkëpunimi me të dhe e vlerësoj për profesionalitetin, maturinë dhe gjakftohtësinë, me të cilën ka menaxhuar punën dhe sfidat. Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta, për një natyrë si ajo që kam njohur unë tek z. Ajazi.

Mendoni se kjo dorëheqje mund të ketë qenë e nxitur politikisht ashtu siç opozita pretendon? Kujtojmë këtu, se burime nga Presidenca konfirmojnë se kreu i ri i shtetit, Ilir Meta, i kishte dhënë kreut të SHISH mbështetje për të vijuar punën dhe për të qëndruar në detyrë…
Personalisht, i kam dhënë të gjithë mbështetjen e duhur z. Visho gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Duhet të kemi parasysh që Shërbimi Inteligjent ka një specifikë, që për çështje operacionale nuk jep informacione te drejtuesit e shtetit, por i vë në dijeni për rreziqet që i kanosen sigurisë, natyrisht, shoqëruar me argumentet përkatëse dhe analizën e riskut. Shërbimi Inteligjent është një institucion i pavarur kushtetues në kuptimin operacional, dhe kemi parasysh që veprimtaria më kryesore dhe më e rëndësishme është ajo operacionale për këtë institucion. Si i tillë, ai mbetet nën tentativën e kapjes politike. Gjatë viteve të kaluara, ka pasur një presion të fortë e herë pas here, deri dhe shantazh politik ndaj Shërbimit dhe z. Ajazi kryesisht. Po të risjellim në revistë sulmet nga deputetët e mazhorancës, qeveria dhe Komisioni Parlamentar i Sigurisë do kuptojmë shumë më mirë rrethanat aktuale.

A mund të ketë lidhje kjo dorëheqje me zhvillimet e fundit politike, pasi vetëm një javë më parë ndodhi “skandali Tahiri”? SHISH ka qenë një prej institucioneve që ka zbuluar skandalin me makinën e ish-ministrit Tahiri…
Ndoshta. Ajo që mund t’ju them, juve dhe opinionit publik, është fakti i një pune profesionale, të guximshme dhe patriote nga ana e Shërbimit Inteligjent në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe jo vetëm, por edhe trafikut të drogave të forta nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Natyrisht, që kjo nuk ka qenë i vetmi kontribut i Shërbimit ndaj sigurisë së shqiptarëve dhe aleatëve. Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimi i akteve terroriste ka qenë dhe do mbetet një histori suksesi për Shërbimin. Ndoshta, pas dekadash do dalë në publik ky kontribut.

Pasi u njohët me kërkesën e z. Ajazi për t’u dorëhequr nga detyra që mbante, a keni pasur një komunikim me të dhe a jeni njohur personalisht me arsyet e këtij largimi?
Jo, nuk kam pasur asnjë takim me të dhe nuk kam asnjë informacion për arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Pak ditë më parë, kërkuat zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Cilat janë arsyet e kësaj kërkese?
Aktualisht, ka një ndërgjegjësim më të madh nga opinioni publik ndaj krimit dhe rrezikut kombëtar, që ka sjellë kultivimi dhe trafiku i kanabisit dhe jo vetëm. Kjo situatë kërkon një hetim të thellë kriminal nga njëra anë, por edhe një diskutim dhe gjykim të gjerë publik nga ana tjetër. Vetëm kështu do mund të jemi të suksesshëm në përballjen me të. Në nëntor të vitit 2016, pikërisht nisur nga informacionet dhe shqetësimet serioze që më vinin nga Shërbimi Inteligjent, thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të adresuar këtë rrezik të madh. Ka disa diskutime ku reflektohet niveli i përgjegjësisë, seriozitetit, përgjegjshmërisë dhe lartë- sisë së detyrës nga secili prej anëtarëve të atij Këshilli. Deklasifikimi dhe bërja publike e disa prej materialeve të asaj mbledhje, do u tregojnë shqiptarëve pse mbërritëm në situatën që kemi sot dhe se si mund të luftohet ky rrezik.

Kryeministri Edi Rama ka pretenduar se nuk ka pasur informacione nga SHISH për situatën e kanabizimit të vendit. Ju, personalisht, keni pasur një bashkëpunim korrekt me kreun e këtij institucioni?
Unë kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Kam marrë informacione dhe analiza risku mbi kultivimin masiv dhe trafikimin e kanabisit. Sasinë e madhe të parave që gjeneroheshin nga ky aktivitet kriminal e mbi të gjitha, mbi dëmin e madh që po i shkaktohej jetës dhe shëndetit të fëmijëve të shqiptarëve nëpër shkolla dhe klube. Kjo ishte edhe arsyeja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në një kohë që Kryeministri e ka bërë publik propozimin e tij për kreun e SHISH, pa u konsultuar me kreun e shtetit, cila mendoni se duhet të jetë zgjedhja që duhet të bëjë Presidenti Meta?
Kjo është një çështje dhe vendim që i takon vetëm Presidentit të Republikës. Unë jo vetëm që e njoh mirë Kushtetutën e vendit tim, por dhe e respektoj me fanatizëm atë.

Tags: bujar nishanivisho ajazi
Previous Post

EMRAT/ “Pesha” e Saimir Tahirit në PS ndahet mes dy grave

Next Post

“Doing Business 2018”, Shqipëria bie me 7 vende – Keq me energjinë, taksat dhe lejet e ndërtimit

droni

droni

Next Post
“Doing Business 2018”, Shqipëria bie me 7 vende – Keq me energjinë, taksat dhe lejet e ndërtimit

“Doing Business 2018”, Shqipëria bie me 7 vende – Keq me energjinë, taksat dhe lejet e ndërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.