Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr. 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e Zëvendësdrejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama.
Tashmë Bendo është emëruar drejtor i ri.

Po kush është Helidon Bendo?
Helidon Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.











