Një makinë ka marrë flakë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë. Bëhet fjalë për makinën tip “Wolkswagen”. Në atë moment ka qenë i pranishëm vetëm drejtuesi i mjetit, nuk ka pasur persona të tjerë. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin që dilte nga makina ka dalë menjëherë, ka tentuar të shuaj flakët, por ka qenë e pamundur.












