Në momentin që ajo është ndjerë në rrezik dhe ka patur vështirësi në frymëmarjje ka bere nje telefonate dhe ka kërkuar ndihme. Gazetarja Adelajda Xhamani i ka telefonuar një prej shoqeve të saj. 31-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë pasi kishte bllokim të frymëmarrjes. Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i gazetares Adelajda Xhamani përpara se të ndërronte jetë. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën e “Thesarit”, në Tiranë. Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak, ndërsa policia bën të ditur se gazetarja vuante nga epilepsia.












