Shkodra është tronditur nga një shperthim i fuqishëm. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një banesë në lagjen “Xhabije” të metropolit verior. Dyshohet se ka qenë një bombol gazi që e ka sjellë shpërthimin e fuqishëm. Por policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.













