Është identifikuar trupi i pajetë i cili u gjet mesditën e sotme ne një kanal. Ngjarja ndodhi në aksin Lushnjë-Fier. Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një mashkull 65 vjeçar. Ai u gjet buzë kanalit kullues tek rreth rrotullimi i Kolonjës. Policia e ka identifikuar personin e vdekur dhe ai është Albert Bullgari, 55 vjeç nga Fieri. Para 3 ditësh familja e tij, kishte bërë denoncimin në policia pasi nuk ishte kthyer në banesë. Paraprakisht, dyshohet se personi në fjalë eshte aksidentuar, megjithatë do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes.












