• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Vlerësimi, të ardhurat nga kultivimi i narkotikëve në Shqipëri arrijnë në 1.2 – 1.3 miliardë euro

droni by droni
28 October, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore
0
TABELA/ Vlerësimi, të ardhurat nga kultivimi i narkotikëve në Shqipëri arrijnë në 1.2 – 1.3 miliardë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kapja e tonelatave me hashash në Shqipëri, ose në brigjet e fqinjëve, sidomos në Itali është bërë një lajm i përditshëm tashmë, që nuk po habit më askënd.

Por, sa janë të ardhurat që vijnë nga shitja e këtij produkti, që për vetë riskun e lartë që mbart, ka një vlerë të konsiderueshme shitjeje?
Si një aktivitet i fshehur dhe kriminal është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. “Monitor” është munduar të bëjë një vlerësim, nisur nga dy të dhëna indirekte, atë të rrënjëve të asgjësuara nga policia (për vitin 2016) dhe sasive të kapura nga policia përgjatë viteve 2016-2017, kur u tentua trafikimi i prodhimit masiv të 2016-s. Të dy vlerësimet të çojnë në një rezultat të ngjashëm se, vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase (shiko llogaritjet më poshtë).

Të ardhurat e vlerësuara nga droga llogariten në rreth 10 për qind të PBB se së 2016 (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që ka bërë UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), për vitin 2014, ku fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), apo rreth 300 milionë USD për vitin 2014.
Megjithatë, kjo shumë nuk ka hyrë menjëherë në ekonomi. Një pjesë e sasisë së mbjellë ka mbetur ende stok për shkak të mbiprodhimit, një pjesë mbahet e fshehur në dyshekë e kasaforta dhe një pjesë mund të jetë transferuar jashtë vendit.

Në Shqipëri, dy treguesit indirekte më të dukshëm për rritjen e sasisë së valutës në qarkullim nga ekonomia kriminale janë ecuria e kursit dhe vala e ndërtimeve. Pa arsye të dukshme, dhe në tendencë të kundërt me tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar ndjeshëm këtë vit, duke u luhatur ende afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit.

Lidhja më e dukshme ishte kur në datën 27 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve euro u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009, nga 134.87 lekë që këmbehej në 19 maj, kur filloi zyrtarisht fushata. Më pas euro është rritur dhe nuk ka arritur më në nivelet e pas zgjedhjeve. (LEXO EDHE http://www.monitor.al/si-u-fundos-euro-per-zgjedhje-dhe-pse-po-rritet-tani/) Më herët Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se transaksionet ditore me kursin në Shqipëri janë rreth 20 milionë euro, pra nevojiten miliona euro për të dhënë një ndikim kaq të madh tek kursi në një afat të shkurtër kohor.

Treguesi i dytë është ai i ndërtimeve që janë rikthyer sërish me vrull në gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në 6-mujorin e parë të 2017-s shënoi një rritje vjetore me 82%, duke arritur në 298. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar- gusht, teksa kredia e re për ndërtimin, ndonëse u rrit me 46% në 17 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e dhënë mbetet e njëjtë si në vitin 2012 kur ishin dhënë vetëm 37 leje! Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit ka ardhur nga jashtë kanaleve bankare. http://www.monitor.al/vala-e-re-e-ndertimeve-nga-po-vijne-parate/

Më poshtë jepen vlerësimet për të ardhurat nga kultivimi i narkotikëve

Vlerësimi i parë, përmes sasisë së rrënjëve të asgjësuara:

Sipas të dhënave zyrtare gjatë aksioneve masive antikanabis gjatë vitit 2016 janë asgjësuar 1.5 milionë rrënjë.
Nisur nga sasitë e kapura pas aksionit të vjeshtës 2016 vlerësimet janë se është asgjësuar minimalisht më pak gjysma e prodhimit. Pra rreth 2 milionë rrënjë të prodhuara që janë hedhur në treg ose janë stok ende ne magazina.

Burimet nga tregu shpjegojnë se, rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram për një rrënjë me një çmim mesatar (përfshirë kostot e prodhimit, përpunimit, magazinimit, transportit) në pjesën shqiptare është mesatarisht 800-900 euro/kg), për shkak të zhvlerësimit të bimës nga superprodhimi. (Të dhënat e fundit nga përgjimet e Dosjes së Habilajve nga prokuroria italiane bënë të ditur se çmimi i shitjes së një kg hashashi në tregun italian ishte rreth 1500 euro, nga të cilat 60% ishte kosto deri sa mbërrin produkti në palën italiane, pra rreth 900 euro).

Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.

Vlerësimi i dytë, sipas sasive të kapura

Një shifër e ngjashme vërtetohet indirekt edhe nga të dhënat e policisë.
Sipas të buletinit zyrtar të Ministrisë së Brendshme gjatë periudhës janar-tetor 2017, bashke me deklaratat prokurorisë së Leçes janë sekuestruar 100 tonë kanabis, nga të cilat 25 tonë në vendin fqinjë.

Duke llogaritur dhe sasinë e kapur në 2016-n janë në total rreth 130 ton.
Sasia e kapur është edhe më e lartë pasi në përllogaritje nuk janë përfshirë sasitë e kapura në Greqi, Gjermani dhe Maqedoni. Vlera e mbetur në ekonominë shqiptare e një kilogrami kanabis është rreth 800-900 euro pas rënies së çmimeve. Në total droga e sekuestruar këtij viti vlerësohet 900-100 milionë euro.

Praktika sugjeron se me një mesatare të përbotshme policia arrin të sekuestrojë një të dhjetën e sasisë, pra sasia e prodhuar arrin në 1300 ton. Ndaj vlera e drogës e kapur nga policia e dhjetëfishuar tregon një të ardhur të mbetur në ekonominë shqiptare me rreth 1 miliardë euro.

Një pjesë e kësaj vlerë tashmë ka hyrë në ekonomi, por sipas burimeve nga tregu stoqet janë të mëdha, pasi grupet e trafikut janë pritje të çmimeve më të larta. Në këto përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat nga kokaina. Nga janari në gusht policia e shtetit në buletinet mujor të saj ka sekuestruar 17 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë, pa përfshirë kapjet e këtyre substancave narkotike ne vendet fqinjë me origjinë nga Shqipëria.

Previous Post

Gjykata lë në burg kushëririn që ekzekutoi burrë e grua, në Gjirokastër

Next Post

Qafë Thanë, aksidentohen dy të rinjtë nga Tirana

droni

droni

Next Post
Berat, përmbyset makina, aksidentohet kreu lokal i PS-së

Qafë Thanë, aksidentohen dy të rinjtë nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.