Një 7 vjeçar eshtë plagosur rëndë pasi e zuri porta e shtëpisë poshtë. Ngjarja ndodhi në fshatin Bajkaj të Sarandës. Policia njofton se 7-vjeçari me iniciale P.J. ka qenë duke qëndruar në oborr kur është përplasur nga porta. Uniformat blu të cilët kanë verifikuar situatën nuk japin detaje mbi dinamikën e ngjarjes, por bëjnë me dije se i mituri ka marrë plagë serioze. Për këtë ai është dërguar për mjekim më të kualifikuar në Tiranë.












