• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ Privilegjet, 43 deputetët që futën mallra e makina pa doganë

droni by droni
28 October, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore, Politika
0
LISTA/ Kush janë deputetët me makinat më të shtrenjta

Foto, makinat e deputeteve, parkuar para Kuvendit

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë. Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore. Ligjvënësit shqiptarë kanë shfrytëzuar një privilegj që ua jep ligji, për të futur, një herë gjatë mandatit, mjete të ndryshme që lidhen me punën e tyre, pa paguar taksa në pikat doganore, siç paguajnë të gjithë shqiptarët. Teksa përkufizimi ‘mjete pune’ mbetet shumë subjektiv, 31 për qind e deputetëve janë pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri mjete, pa paguar detyrimet doganore. Në vitin 2016, 13 deputetë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Shumica e ligjvënësve dhe ish-ligjvënësve u përkasin partive opozitare. Pjesë e listës janë Florjon Mima, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Nard Ndoka, Roland Keta, Arben Çuko, Sadri Abazi, Bedri Hoxha, Ylli Shehu, Vladimir Kosta etj. Në vitin 2015, janë 14 deputetë dhe ish-deputetë, të cilët kanë tërhequr një vërtetim nga organet e Kuvendit, për të kaluar mjete në pikat kufitare pa paguar taksa. Pjesë e listës janë Vasilika Hysi, Kozma Dushi, Erjeta Alhysa, Erion Braçe, Edlira Çekrezi, Irma Kopliku, Astrit Patozi, Anduel Xhindi, Flamur Noka, Liljana Elmazi Billa, Mira Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Në vitin 2014, janë 16 deputetë dhe ish-deputetë të cilët kanë përfituar nga ky privilegj i parashikuar në ligj. Lista kryesohet nga Halim Kosova, Taulant Balla, Helidon Bushati, Sherefedin Shehu, Ermonela Felaj Valikaj, Arben Ndoka, Dashamir Peza, Vangjel Tavo, Mark Frroku, Tom Doshi, Bedri Mihaj, Astrit Veliaj, Ardian Turku, Parid Cara, Omer Mamo dhe Armando Prenga.

Baza ligjore
Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Deputetët e pajisur me vërtetim për të kaluar mjete pa doganë

Viti 2016

1. Arben Çuko
2. Florjon Mima
3. Eduard Halimi
4. Gent Strazimiri
5. Nard Ndoka
6. Roland Keta
7. Sadri Abazi
8. Irma Kopliku
9. Bedri Hoxha
10. Ylli Shehu
11. Vladimir Kosta
12. Dashamir Kamberi
13. Shkëlqim Troplini

Viti 2015

Vasilika Hysi
Kozma Dushi
Erjeta Alhysa
Erjon Braçe
Edlira Çekrezi
Irma Kopliku
Astrit Patozi
Luçiano Boçi
Anduel Xhindi
Flamur Noka
Liljana Elmazi Billa
Mira Shehu
Oerd Bylykbashi
Edi Paloka

Viti 2014

1. Halim Kosova
2. Taulant Balla
3. Helidon Bushati
4. Sherefedin Shehu
5. Ermonela Felaj Valikaj
6. Arben Ndoka
7. Dashamir Peza
8. Vangjel Tavo
9. Mark Frroku
10. Tom Doshi
11. Bedri Mihaj
12. Astrit Veliaj
13. Ardian Turku
14. Parid Cara
15. Omer Mamo
16. Armando Prenga

Shpenzimet e deputetëve për hotele dhe bileta
Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë. Në krye të listës, sa i takon kostos së vizitave jashtë vendit, ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tyre në raport me marrëdhëniet me jashtë, qëndrojnë deputetët Namik Dokle me 1 119 563 lekë të shpenzuara, i ndjekur nga Arta Dade me 1 917 933 lekë të shpenzuara, Valentina Leskaj me 1 330 563 lekë të shpenzuara, Pandeli Majko me 820 504 lekë, Ilir Meta me 771 431 lekë, Luljeta Arapi me 576 950 lekë, Jozefina Topalli me 561 317 lekë të shpenzuara nga paratë publike, Anastas Angjeli me 525 712 lekë etj. Sipas dokumentacionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, gjatë vizitave jashtë vendit, ka shpenzuar 498 euro për akomodim në hotel. Ndërsa deputetja Arta Date ka shpenzuar 3 229 euro për akomodim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit.

Edhe deputetja Edlira Cerkezi ka shpenzuar 405 euro për fjetje në hotel, ndërsa deputeti demokrat Eduard Selami ka shpenzuar 495 euro. Deputetja Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 111 euro, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 365 euro, deputeti Fatmir Toçi 2342 euro, ndërsa deputeti Gentian Bejko 352 euro. Lista vijon me Jozefina Topallin, e cila ka shpenzuar për fjetje në hotele 1340 euro, Klodiana Spahiu 492 euro, Luljeta Arapi 1143 euro, ndërsa Majlinda Bregu 532 euro. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shpenzuar 1 582 euro, Pandeli Majko 1 567 euro, deputeti i LSI Përparim Spahiu 660 euro, Valentina Leskaj 1455 euro dhe Xhemal Qefalia 660 euro. Shqiptarja.Com

Previous Post

Konsulli rumun: Kur drejtësia blihet, s’ka investime të huaja

Next Post

Deputeti i PD mori makinë pa doganë në 2016 – Eduard Halimi: Ja e vërteta

droni

droni

Next Post
Eduard Halimi: Opozita nuk ka pse fsheh plehrat në Bruksel

Deputeti i PD mori makinë pa doganë në 2016 – Eduard Halimi: Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.