Përurimi i shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit sapo ka nisur. Ceremonia po zhvillohet në Bashkinë e Tropojës. Në përurimin e shtatores marrin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare. I pranishëm në ceremoni edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.











