Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Me anë të një fletë-thirrje prokuroria kërkon që Tahiri të paraqitet në ambientet e saj për të dëshmuar në lidhje me atë që di dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ftesa vjen një ditë pasi prokuroria i kontrolloi shtëpinë ish-ministrit të Brendshëm.












