Gjatë javës së ardhshme prokurorët e çështjes “Tahiri” do të udhëtojnë drej Italisë, prej nga kanë ardhur sinjalizimet për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.
Prokurorët e Katanjës mësohet se do tu japin të tjera dokumente prokurorëve shqiptarë që po hetojnë ish-ministrin.
Ndërkohë, prej rreth 2 orësh, ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku po jep dëshminë e përpara prokurorëve. Ai shoqërohet nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari.
Gjatë marrjes në pyetje mësohet se ai ka thënë se “nuk i njoh Habilajt”.











