Një shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në Bari. Qytetari shqiptar ishte rezident në Gjermani dhe është arrestuar në Bari teksa udhëtonte drejt Shqipërisë, pas një mandat-arresti evropian lëshuar nga autoritetet gjyqësore gjermane. Shqiptari, tashmë në pritje të ekstradimit, akuzohet për krime kundër pronës në Gjermani.











