Një ditë pas vendimit të Kuvendit, që i hapi rrugë kontrollit të banesës, por jo arrestimit, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.
Mësohet se janë 4 Oficerë të Policisë Gjyqësore, që kanë hyrë në banesën e ish-ministrit, për kontrollin gjetjen dhe sekuestrimin e provave të mundshme ndaj tij.
Pas hyrjes së Oficerëve të Policisë Gjyqësore, në banesë e tij ka hyrë edhe ish-ministri i Brendshëm, ndërkohë q kontrolli ushtrohet në prani edhe të avokatëve mbrojtës të Saimir Tahirit. DRONI.al












