
“Drejtë e ka KM. Është vërtet idiot ai që ka ende pyetje për t’i bërë atij, që ka ende nevojë të sqarohet për bëmat dhe gjëmat e tij, që ka ende nevojë për fjalën e atij që të mësojë të vërtetën për kanabizimin e vendit, për kapjen e institucioneve, të ekonomisë dhe të gjithçkaje nga bandat e atij. Nga ky pohim përjashtohen vetëm gazetarët”.
Kështu ka ironizuar Fatbardh Kadilli, Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, sjelljen e djeshme të kryeministrit Edi Rama me gazetarët.












