Një burrë i ka vënë flakën vetes. Ngjarja ka mdodhur në Lagjen “28 Nëntori”, afër Kryqëzimit të Luleve, në Elbasan. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Shtetasi është dërguar nga ambulanca në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.












