• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI/ Sulejman Gjana: Zogu nuk mund të bënte krushqi me Enver Hoxhën

droni by droni
26 October, 2017
in Dosje, Kronika, Kulture, Politika, speciale
0
DEBATI/ Sulejman Gjana: Zogu nuk mund të bënte krushqi me Enver Hoxhën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i hapur publik mbi romanin “Sarah” të Alfred Pezës, botim i “Mapo Edition”, organizuar te instalacioni Reja, është shoqëruar me replika të nxehta mes Kryetarit të Lëvizjes së Legalitetit Sulejman Gjana dhe Alfred Pezës. I pyetur nga Alda Bardhyli mbi përpjekjet historike që ka pasur për ta atanemuar figurën e mbretit Zog, dhe platformën e legalistëve për të risjellë imazhin e munguar të mbretit, Gjana tha se përpjekje të tilla i ka gjetur dhe në romanin e Pezës. Sipas tij, romani ushqen mite që e dëmtojnë figurën e mbretit Zog.
“Vetë historia mbi të cilën është ndërtuar ky roman, ajo e dashurisë mes Sara Blloshmit dhe Zogut, është e stisur. Gjithnjë ka pasur përpjekje për ta treguar mbretin si një lloj aventurieri, por lidhja mes tij dhe Sara Blloshmit nuk qëndron”, tha Gjana.
Lidhur me pretendimin e Pezës se Zogu kërkonte të fejonte të motrën Maxhide me ish-diktatorin Hoxha, Gjana tha se kjo është një sajesë, pasi familja mbretërore ishte tepër e kujdesshme në zgjedhjen e miqësisë, dhe nuk mund të bënte miqësi me një familje jo të denjë siç ishte ajo e Enver Hoxhës. Sipas tij, Zogu duhet të kishte informacion që Enver Hoxha ishte një dandy, një njeri imoral jo në rangun e familjes mbretërore. Në atë kohë Enver Hoxha sapo kishte ardhur nga studimet nga Franca, ambicioz për të rritur pozitat e tij në vend, dhe një fejesë e tillë do ta afronte atë më afër pushtetit. Një tjetër mit, sipas Gjanës është dhe ai i Matit, si një krahinë që dominoi jetën e asaj periudhe , apo miti i mbretit si një njeri që ka bërë krime duke eliminuar kundërshtarët e vetë, politikë apo personal.
“Ka përpjekje në libër për ta mohuar rolin e mbretit në emancipimin e shoqërisë dhe çuarjes së vendit drejt perëndimit, duke ia vënë këtë kontribut Faik Konicës apo Sara Blloshmit”, tha Gjana.
Nga ana tjetër Gjana tha se e ka lexuar veprën me një frymë, dhe se romani përshkruan shumë bukur atmosferën dhe frymën e kohës gjatë qeverisjes dhe mbretërimit të Shqipërisë nga Ahmet Zogu. Ai vlerësoi veçanërisht stilin e tij, peizazhe që në libër i kishin kujtuar Dan Brawn, skenat erotike apo narracionin me autorë të tjerë të spikatur të letërsisë botërore, por duke qenë gjithmonë vetvetja. Peza u përgjigj se tek qasja e zotit Gjana, dallohen qartë dy linja të ndara mendimi. Nga njëra anë intelektuali me qasje moderne dhe nga ana tjetër linja e indoktrinimit politik, sipas klisheve të vjetra.
Autori i Romanit “Sarah” sqaroi se libri i tij, më shumë sesa për individin Ahmet Zogu është një vepër e angazhuar për të ndriçuar si kurrë më parë, gjenezën e përpjekjeve një shekullore të shqiptarëve, pas rënies së Perandorisë Osmane, për tu orientuar drejt qytetërimit perëndimor dhe për të qenë në sjellje, në veshje, emancipimin, në mënyrë jetese e qeverisje, me kulturë e qasje Europiane, siç janë të tillë edhe gjeografikisht. Për sa i përket asaj që Gjana e konsideroi si miti i raportit mes Enver Hoxhës dhe familjes Mbretërore, Peza tha se ky moment në libër, është thjeshtë një qasje letrare.
“Për sa më përket mua si shkrimtar, tha ai, fantazia ime mund të ketë shkuar deri atje sa ta bëja Enver Hoxhën të dashurin e Ahmet Zogut ose anasjelltas, por zgjodha ta shmangia këtë, sepse nuk shkonte me linjën e mendimit letrar që përshkon gjithë veprën. Enver Hoxha në vepër, është hallka lidhëse mes romanit të parë ‘Sarah’ dhe vijimit të projektit tim letrar, për të shkruar një triologji, ku vepra e dytë, do ti kushtohet periudhës komuniste, tha Peza.

Previous Post

Ambasada e SHBA nuk ka gjë për të thënë për çështjen Saimir Tahiri

Next Post

REAGIMI/ Donald Lu flet për rastin “Tahiri”: Qytetarët duhet të dinë të vërtetën, askush nuk është mbi ligjin

droni

droni

Next Post
ASTRIT PATOZI/ Për kë bien kambanat?

REAGIMI/ Donald Lu flet për rastin “Tahiri”: Qytetarët duhet të dinë të vërtetën, askush nuk është mbi ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.