Çifti i bashkëshortëve mbeti i vrarë nga kushëriri i tyre në banesë. Miku i tyre ka reaguar me një dedikim prekës në facebook. Engjell Serjani shkruan për humbjen e madhe e të pazëvendësueshme të mikut Aleko Kosta dhe bashkëshortes së tij Afërdita Kosta, të cilët u vranë nga kushëriri i tyre me armë zjarri automatik sot në Gjirokastër.
“Ti ike kaq befasisht, sa na le pa fryme shoku dhe miku im i shtrenjte. Drite ne shpirt tend prej artisti dhe dheu per ty u befte mjalte. Humbje e pazevendesueshme per ne miqte e tu”- shkruan gazetari dhe miku i tij Engjëll Serjani në Facebook.












